Makina përplas motorin, drejtuesi në gjendje të rëndë
Aktualitet E Martë, 22 Shtator 2026 15:27
Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet që Policia të japë më shumë detaje për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

