Makina përplas motorin në Durrës, dy të plagosur

Një aksident rrugor ndodhi pak minuta më parë në Durrës. Mësohet se një autoveturë ka goditur një motorçikletë, përplasje nga e cila kanë mbetur të plagosur dy persona, burrë e grua.

Një nga dëshmitarët që ka parë aksidentin, bën me dije për JOQ, se gruaja është hedhur pas nga makina dhe gjendja e saj është e rëndë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit nuk është larguar nga vendngjarja, ndërsa kalimtarët po japin ndihmën e parë deri në pritje të ambulancës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?