Makina përplas një person që lëvizte me biçikletë, përfundon në kanal

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman, në zonën e Fermës së Çlirimit.

Një automjet është përplasur me një biçikletë. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65-vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Automjeti pas përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre ambulanca, forcat e policisë si dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?