Makina përplas një punonjës policie në Tiranë

Një punonjës policie është përplasur nga një mjet në zonën e Freskut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë dhe Policia bën të ditur se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A.L, Punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimi. ”Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia

SHKARKO APP