Makina përplas për vdekje një 53-vjeçar, drejtuesi i mjetit në kërkim
Një 53-vjeçar është aksidentuar për vdekje në rrugën nacionale Lezhë-Milotë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:10.
“Policia ka marrë njoftimin se një shtetas i shtrirë është gjetur në rrugë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se një mjet për të cilin po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të tij, ka përplasur shtetasin N.Q. , 53 vjeç, banues në Ishull – Shëngjin i cili ka ndërruar jetë.“
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” “Largim nga vendi i aksidentit ” parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

