FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Makina përplaset me autobusin në aksin Korçë-Bilisht, 3 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në aksin Korçë- Bilisht. Aksidenti ka ndodhur në  afërsi të fshatit Kuç i Zi, ku një makinë është përplasur me një autobus.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i mjetit tip “Mitsubish” dhe 2 pasagjerët që udhëtonin në mjet.

Ata janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?