Makina përplaset me minibusin, plagoset pasagjerja

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një shtetaseje ka ndodhur sot në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Në aksident është përfshirë një  mjet me një minibus. E plagosura, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije është dërguar në spital, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.

“Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në Pishkash, një mjet  është përplasur me një minibuz, dhe si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere  në  mjetin minibuz, e cila u dergua në spitalin e Librazhdit  për ndihmën mjekësore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?