Makina përplaset me motorin, një i vdekur në Orikum

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”,  ku automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” Arsen Çela, 63 vjeç, banues në Orikum.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?