Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagosen burrë e grua

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bylysh në Memaliaj ditën e djeshme, 18 janar rreth otës 16:00.

Sipas policisë “në rrugën e fshatit Bylysh, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, me targa AA 575 FD, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të banesës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasia M.R,  të cilët ndodhen në spitalin rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia arrestoi shoferin Dritan Rona, 47 vjeç për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?