FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Makina shkrumbohet nga flakët në aksin Korçë–Ersekë, shoferi del i padëmtuar

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Korçë–Ersekë.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Benz” ka marrë flakë në afërsi të Qafës së Qarrit, duke u djegur pothuajse plotësisht.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?