FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Makina tip Volkswagen “fluturon” mbi një shtëpi në Bicaj të Kukësit, tre të lënduar

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në orën 1:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Bicaj, ku një automjet tip Volkswagen me targa AA855VJ ka dalë nga rruga dhe ka fluturuar mbi një shtëpi.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, të cilët, pas ndihmës së parë të marrë në urgjencën e Kukësit, janë dërguar për ndihmë të specializuar në spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra.

Sipas burimeve spitalore, të tre të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme, pavarësisht plagëve të marra. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, nga pamjet duket qartë se automjeti ka dalë nga rruga duke fluturuar në murin rrethues të banesës dhe më pas mbi çatinë e saj, ku dëmet materiale janë të konsiderueshme, si për mjetin, ashtu edhe për pronarët e shtëpisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë lexoni njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 01:40, në aksin rrugor “Kukës-Bicaj”, shtetasi T. C., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjeret, shtetaset M. C. dhe Xh. A., të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?