Makina u përfshi në një aksident, Alimehmeti zbulon dinamikën: Shoferët u trembën dhe…

Një aksident rrugor u regjistrua këtë të mërkurë në Tiranë. Pjesë ishte edhe një automjet që i përkiste shtabit elektoral të kandidatit të PD për deputet, Ilir Alimehmeti. I ftuar në studion e News24, Alimehmeti konfirmoi përplasjen, duke theksuar se, për fat të mirë, nuk ka pasur lëndime serioze.

”Fatmirësisht të gjithë janë mirë. Një pjesëtare e shtabit tim u përfshi në aksident. Uroj të jetë shumë mirë, por jam i qartë se nuk ka dëmtime serioze në njerëz nga përplasja”,-u shpreh ai. Sipas Alimehmetit, shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar nga një automjet i tretë, çka çoi në përplasjen mes dy makinave të tjera, përfshirë edhe atë të fushatës së tij.

”Me sa na kanë shpjeguar, një makinë e tretë bëri një manovër të gabuar, shoferët janë trembur dhe për të shmangur atë, janë përplasur dy makinat e tjera, mes tyre dhe ajo e shtabit tim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?