Makinat e djegura pas vrasjeve, rritet numri i vjedhjeve

Pas pothuajse çdo vrasje ka makina të vjedhura që i përdorin autorët. Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se vetëm në tre vitet e fundit janë raportuar 648 raste të denoncuara të vjedhjes së mjeteve motorike, të cilat kanë kulmuar në vitin 2019 me 314 të tilla.

Për ish-drejtuesin e Policisë Durrës, Arben Hajdarmataj automjetet e vjedhura, prodhime të viteve të fundit po shfrytëzohen nga grupet kriminale, kryesisht në vrasje pasi pamundësia për të zbuluar përdoruesin e mjetit vështirëson zbardhjen e ngjarjes nga policia e prokuroria.

Në tre vitet e fundit kanë ndodhur 161 vrasje, nga ku një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë qenë ekzekutime mafioze. Sofistikimi i kryerjes së vrasjeve dhe përdorimi i automjeteve të vjedhura vlerësohen ndër shkaqet që shpeshherë pamundësojnë zbardhjen e këtyre ngjarjeve.

SHKARKO APP