Makinat me timon anglez nuk do të lejohen më

Makinat e prodhuara për Britaninë e Madhe, ose siç njihen makinat me timon nga e djathta, nuk do të lejohen të regjistrohen më në Shqipëri. Ato mund të qarkullojnë në territorin tonë provizorisht, por nuk do të pajisen me targa dhe dokumentacion shqiptar. E thënë ndryshe, makinat me timon nga e djathta do të ndalohen të futen dhe të regjistrohen në Shqipëri.

Këtë vendim e mori sot komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, i cili miratoi gjithashtu edhe ndryshime të tjera ligjore, si ai për gjobat e kalimit të semaforit me të kuqe, të cilat do jenë 20 deri në 30 mijë lekë të reja.

Makinat me timon nga e djathta, të cilat hasen me shumicë në rrigët e Shqipërisë, janë shkak i shpeshtë për aksidente. Këtë vendim e pati marrë rreth katër vjet më parë edhe Kosova, ku gjithashtu këto makina ishin me shumicë, madje shërbenin edhe si taksi. Ndërrimi i krahut të timonit në këto mjete kushton nga 1.500 deri në 2.000 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?