Makinat përplasen “kokë më kokë” në Vlorë, një prej shoferëve i lënduar
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës paraditen e sotme. Në vendin e quajtur “Kalaja” në qytetin bregdetar janë përfshirë në aksident 3 makina.
Nuk raportohet për dëme serioze, megjithëse një prej drejtuesve të automojeteve me targa italiane ka mbetur i lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e përplasjes 2 makina kanë qenë duke i ardhur përballë njëra -tjetrës dhe janë goditur “kokë më kokë”. Nga kjo përplasje e ka pësuar edhe një makinë tjetër.