Makinat ”spiune”, mbi 600 patenta të pezulluara për një javë

Makinat ”spiune” të Policisë Rrugore, kanë vënë mbi 1600 masa administrative në një javë. Gjatë një jave janë pezulluar 683 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Flota e re e automjeteve të Policisë Rrugore, e pajisur me bazën logjistike bashkëkohore, makinën inteligjente dhe radarët automatikë, në monitorim të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë janë në monitorim 24/7 nga Policia Rrugore, e cila ka në dispozicion mjete logjistike bashkëkohore, për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

SHKARKO APP