Makinë me eksploziv para Ambasadës amerikane në Prishtinë

Një makinë në në cilën kishte ekzploziv është ndaluar mbrëmë  (25 dhjetor 2014) para ambasadës amerikane në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka deklaruar se është arrestuar një shtetas i Serbisë.

Në një lidhje telefonike për Ora News zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani  zbardh inicialet e personit të arrestuar me lëndë ekspozive në makinë, i cili është me nënshtetësi  serbe.

“I arrestuari me iniciale S.D ka  nënshtetësi serbe dhe makina ishte me targa Beogradi”  thotë ai, duke shtuar se policia para arrestimit kishte pasur një informacion paraprak për  “një veturë të dyshuar ku dyshohej se transportohej lëndë e rrezikshme”.

S’ka lidhje me ambasadat

Ndalimi i tij është bërë rreth orës 21:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, pranë ambasadës amerikane, por Zëdhënësi i policisë mohon që të ketë pasur lidhje me ndonjë sulm të mundshëm drejtuar ambasadave.

“Është herët të flasim për qëllimin e personit,  por është e rëndësishme që policia arriti të ndalojë dhe të konfiskojë sasinë e materialeve.  Nuk mund ta lidhim me ndonjë akt, dhe me ndonjë qëllim që ka pasur. Policia ka informacione të dyshuara se cila ka qenë lëvizja e automjetit, por meqë jemi në fazën e hetimeve nuk japim destinacion. Nuk ka qenë qëllimi i ambasadës, por duhet të presim versionin përfundimtar”tha ai

Zedhenesi i policise se Kosoves duke folur per Ora News, 26 dhjetor 2014

Substanca që dyshohet se është lëndë eksplozivi është dërguar për ekzaminim kurse i arrestuari po merret në pyetje

Makina ishte në lëvizje, në momentin që është ndaluar nga një patrullë e Policisë.

Njësitë speciale të Policës së Kosovës, bllokuan rrugën kryesore që çon në lagjen “Arbëri”.

Automjeti “Reno Clio” me targa të Beogradit u mbajt për disa orë e bllokuar dhe më pas u dërgua në polici për ekzaminime të mëtejshme, pasi u hoq më parë sasia e ekzplozivit

SHKARKO APP