”Makthi” i karburanteve, autorja: Grabitja e parë pas ditëlindjes, e bëra për hakmarrje

Anna Malaj, është bashkëautorja e një sërë grabitjesh në disa pika karburantesh në Fier. Dy kushërinjtë në datën 2 korrik kanë marrë 300 mijë lekë të vjetra nga një karburant në Levan, ndërkohë që në datën 7 korrik kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti në Mallakastër por janë përleshur me punonjësit dhe janë larguar.

Në datën 15 korrik objekt i dy grabitësve ka rënë një pikë karburanti në lagjen 1 maji në Fier, por edhe në këtë rast punonjësit nuk i kanë lejuar të marrin xhiron ditore. Për të realizuar grabitjet, Malaj dhe kushëriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura.

Arma e gjahut së bashku me 6 fishekë janë sekuestruar nga Policia, ndërkohë që është gjetur edhe makina si dhe targat e makinës të falsifikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grabitjen e parë për hakmarrje

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë marrjes në pyetje, ka konstatuar se 31-vjeçarja mbante në qafë një medaljon, të ngjashme me atë që mbante vajza e cila shfaqej në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë. Pasi janë krahasuar të gjitha të dhënat, 31-vjeçares i është kërkuar që të eci dhe vrapojë për disa metra, duke krahasuar këtë të fundit me imazhet e marra nga kamerat e sigurisë, që përafrohej thuajse totalisht.

E ndodhur përballë këtyre fakteve, sipas ”Shqiptarja.com”, Anna ka rrëfyer të vërtetën para prokurorit Çlirim Sino, duke pranuar se ishte ajo vajza që shfaqej në mjediset e karburanteve. Vetë 31-vjeçarja Malaj ka treguar përpara grupit hetimor se pasi ka festuar datëlindjen e saj të 31 më datë 1 korrik, në gjendje të dehur kanë shkuar së bashku me kushëririn e saj, Emiljanon, që të vidhnin me armë karburantin që ndodhej pranë fshatit Levan.

Sipas saj, pasi kishin pirë janë nisur për të kryer grabitjen e parë. Ajo ka shpjeguar se kanë përzgjedhur pikërisht këtë pikë shitjesh karburantesh, pasi disa kohë më parë, kur kthehej nga Vlora për në Fier, kishte ndaluar për tu furnizuar në këtë karburant. E ndaluara ka pohuar se i ka dhënë punonjësit 50 euro për të paguar, por ky i fundit kur i ka kthyer reston, ka gabuar me kursin e këmbimit.

Mësohet se 31-vjeçarja ka pohuar para hetuesve se edhe pse ka debatuar, punonjësi nuk i ka kthyer reston e duhur dhe për këtë arsye ka dashur të hakmerret ndaj tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?