“Makthi” i karburanteve, pamjet e dy grabitjeve me armë nga i njëjti person VIDEO

Prej rreth 2 muajsh një grabitës i armatosur dhe i maskuar është kthyer në makthin e pikave të karburantit. I veshur me bluzë sportive me 3 ngjyra, me kapuç në kokë, shall në fytyrë e armë në dorë, në të dyja rastet grabitësi qetësisht kërkon paratë e xhiros ditore dhe pasi i merr largohet gjithashtu qetësisht. ‘News 24’ ka mundur të sigurojë 2 video të shkëputura nga kamerat e sigurisë në 2 pika karburanti në Tiranë, të cilat kanë rënë pre e grabitjeve.

Në ditët e para të muajit tetor grabitësi kërcënoi me armë dhe mori xhiron ditore të një karburanti në qendër të Tiranës shumë pak metra larg Drejtorisë së Policisë në rrugën “Myslym Shyri”.

Pak ditë më vonë në datën 9 tetor i njëjti person me të njejtën veshje grabiti një pikë karburanti “Kastrati” në Unazë të re, ku pasi ka kërcënuar me armë dhe ka goditur me grushte punonjësin e karburantit ka marrë prej aty 200 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur në biznes kishte vetëm 1 punonjës dhe në zonë kishte shumë pak kalimtarë pasi luhej ndeshja e futbollit Shqipëri-Spanjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga policia thonë se pre e të njëjtit grabitës ka rënë 2 herë në datat 12 dhe 16 tetor edhe një pikë karburanti “Gulf” në zonën e Selitës. Duke parë videon e ngjarjes të shkëputura nga kamerat e sigurisë grabitësi misterioz përdor të njëjtën skemë, kërcënon më armë, dhunon punonjësin merr xhiron ditore dhe largohet me vrap në këmbë. Sipas burimeve policore, dyshohet se gjatë muajit shtator i njëjti person ka kryer dhe disa grabitje të tjera në Fushë-Krujë. Target i tij janë karburantet me një punëtor. Grabitjet kryhen në mbrëmje rreth orës 23.00. Megjithëse të gjitha këto grabitje kanë qenë të regjistruara me kamera policia e Tiranës nuk ka mundur të identifikojë autorin. Në 6 muajt e parë të këtij viti në qarkun tiranë janë regjistruar rreth 2200 krime ndaj pronës. /BalkanWeb/

Swiss Digital Mobile Reklama
EKSKLUZIVE/ “Makthi” i karburanteve në kryeqytet, pamjet e dy grabitjeve me armë nga i njëjti person

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?