Mal Berisha: Shqipëria të shpallë ditë zie, Sabina ishte nga Tirana

Ish­ambasadori shqiptar në Angli, Mal Berisha bën me dije se një nga viktimat e sulmit terrorist në Mynih, Sabina Sulaj ishte e regjistruar banore e Tiranës. Ndërsa i shpreh ngushëllimet të atit të viktimës, mikut të tij Gëzim Sulaj, ish diplomati i bën thirrje autoriteteve shqiptare të shpalllin ditë zie, ashtu sikurse e ka shpallur edhe qeveria e Kosovës, ditën e dielë (nesër).

“Shpreh keqardhjen e pafund për viktimat e aktit kriminal që ndodhi në Mūnih ditën e djeshme. Po ashtu ndaj dhimbjen e thelle dhe i shpreh ngushëllimet mikut tim Gëzim Sulaj qytetar shqiptar, ish banor i lagjes nr 9 në Tiranë për humbjen e vajzës së tij Sabine Gëzim Sulaj, edhe ajo e rregjistruar në këtë lagje. Ndërkohë, shpreh mirënjohjen për autoritetet e Republikës së Kosovës për shpalljen e ditës së nesërme Ditë Zie, për humbjen e dy të rinjëve me origjinë nga Kosova. Ftoi autoritetet shqiptare që të bëjnë të njejtën gjë për të renë shqiptare Sabine Gëzim Sulaj që është një ndër viktimat. Për ndërmarrjen e një akti të tillë nderimi nuk duhet pritur që të numërohen viktimat. Cdo jetë njeriu ka vlerën e vet. U preftë në paqë ky engjëll që në vend të jetës më të mirë jashtë atdheut gjeti vdekjen e tmerrshme!”, shkruan Mal Berisha.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10208659789804356&set=a.10204337701154841.1073741860.1598918171&type=3&theater

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?