Mal i Zi, autobusi me shqiptarë del nga rruga, vdes një grua .Në gjendje të rëndë 6 veta

Një autobus me shqiptar ka dalë nga rruga  mes Tivarit dhe Ulqinit duke u rrëzuar dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 23 persona, ndërsa një grua ka humbur jetën.

Media malazeze Vijesti shkruan se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 kur autobusi me targa shqiptare AA 581 JX ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Mërkotit dhe ka rënë në një greminë.

Sipas Portalit Vijesti, të dhënat e para tregojnë se një grua ka vdekur në aksident, ndërsa në autobus kishte 53 pasagjerë, të cilët kishin shkuar për të festuar Krishtlindjen. Ndërkohë Ministria jonë e Jashtme fillimisht informon se nuk bëhet fjalë për viktima, por më vonë konfirmoi  një viktimë. Ndërsa tha se në aksident janë përfshirë 25 shqiptarë.

Të lënduarit nga aksidenti janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa ata me lëndime të rënda u dërguan në Qendrën klinike në Podgoricë. Ndërsa nga Shkodra kanë shkuar edhe dy ambulanca.

Sipas të dhënave jozyrtare, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrën rreth 30 udhëtarë nga autobusi i aksidentuar, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë terreni i vështirë dhe moti i keq.

 

Ora 22:15 Ministria e Jashte konfirmon se ka një viktimë

Ministria e Punëve të jashtme konfirmoi se në aksidentin  e ndodhur në Malin e Zi ku një autobus doli nga rruga ka mbetur e vdekur një grua, identiteti i të cilës ende nuk  dihet.

Ora  21: 40 Ministri Ilir Beqaj niset drejt vendit të ngjarjes në Mal të Zi

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nisur drejt vendit të aksidentit në Malin e Zi. Ministri do të takojë edhe personat e aksidentuar.

Ora 20:50 Ministria e Jashtme: Nuk kemi të dhëna për viktima

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk bëhët fjalë për viktima, por vetëm për një grua të plagosur. Ministria e punëvë të Jashtme thotë se në aksident janë përfshirë 25 shqiptarë, të cilët ishin për udhëtim turistik. Ministria deklaron se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet malazeze.

SHKARKO APP