Malaj dhe Gazheli në skanerin e Portit të Durrësit, reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë

Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të Portit të Durrësit, ku gjatë tre muajve të fundit, falë masave të marra është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të skanimeve. Ky zhvillim ka sjellë lehtësim të dukshëm të procesit për operatorët ekonomikë dhe është mirëpritur nga shoqëritë e transportit, të cilat kanë vlerësuar reduktimin e kohës së pritjes dhe trajtimin më efikas të fluksit. Drejtor i Përgjithshëm i “S2 Albania”, Agron Jaku bëri të ditur se masat shtesë e kanë lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e transportit si për turizmin, ashtu edhe për mjetet e tjera.

“Aktualisht kemi rreth 200 skanime në ditë dhe i gjithë procesi, nga hyrja në dalje, zgjat vetëm 3 minuta”, theksoi ai. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, vuri në dukje se rritja e volumeve të mallrave ka sjellë edhe rritje të ritmit të zhdoganimeve. “Në çdo vit, Porti i Durrësit përpunon rreth 15% të volumit total të import–eksporteve, duke qenë pika më e rëndësishme kufitare në këtë drejtim. Kemi arritur të ulim kohën e përpunimit dhe qëndrimit në port, si dhe të reduktojmë me mbi 10% kohën e skanimit për subjektet që e përdorin si pikë hyrëse dhe dalëse”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri i Financave, Petrit Malaj, nënvizoi se këto masa të domosdoshme shkojnë drejt modernizimit të administratës doganore dhe përputhjes së proceseve të punës me standardet e Bashkimit Europian. “Një doganë e shpejtë, transparente dhe e besueshme është thelbësore për të arritur objektivat tona dhe për t’u afruar më shpejt me standardet e BE-së”, shtoi Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky përmirësim është rezultat i marrëveshjes së firmosur në muajin prill, e cila garanton një qasje të koordinuar mes Doganës dhe Policisë së Shtetit, me kontrolle të targetuara vetëm mbi bazën e riskut. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, po punohet për të reduktuar edhe më tej numrin e skanimeve, duke siguruar balancën e duhur mes sigurisë dhe lehtësive për biznesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?