Malaj pyet ndërkombëtarët: Ju erdhi era e gazit në shtëpi?
Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar përmes një postimi në facebook, pas deklaratave të ambasadës së SHBA e OSBE. Malaj shtron një pyetje për ndërkombëtarët ndërsa ka postuar edhe foto nga bombat e gazit lotsjellës të përdorur nga policia ndaj protestuesve. “Një pyetje për ambasadoret ne Shqipëri. A ju erdhi era e gazit në shtëpitë tuaja? Sonte e gjithë Tirana është e mbytur në gaz lotsjellës dhe helmues. Cdo rrugë e rrugicë e Tiranës sepse qytetarët po protestojnë. Nëse e ndjeni gazi ju lutem përcilluani edhe qeverive tuaja. Fotot poshtë tregojnë sesi qeveria helmon popullin e tij”,-shkruan Malaj.
KOHA JONË SONDAZH

