Malaj: Revolta është popullore, pushteti i ka orët e numëruara

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, nga protesta madhështore e opozitës, është shprehur se nga kjo revoltë popullore, pushteti i ka orët e numëruara. ”Historia ka treguar që atje ku ka revoltë dhe revolta është popullore, pushteti duhet të mendojë mirë që i ka orët të numëruara”,-tha Malaj.

Prononcimi

Ju po dëgjoni që sot më shumë sesa kurrë qytetarët shprehen fort për të treguar që askush nuk na ka jetën peng por gjithkush duhet ta jetojë si qytetar i barabartë, në një vend të barabartë, në një vend demokratik. Ky është një shesh që ka pritur dhe përcjellë shumë njerëz dhe ka treguar që në histori këtu kanë parakaluar edhe në kohën e diktaturës, edhe në kohën e revoltës por kurrë nuk janë thyer sepse historia ka treguar që atje ku ka revoltë dhe revolta është popullore, pushteti duhet të mendojë mirë që i ka orët të numëruara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?