Malësi e Madhe, magazina e bimëve medicinale përfshihet nga flakët

 

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një prej magazinave të grumbullimit të bimëve medicinale në qytetin e Koplikut, në rrethin e Malësisë së Madhe.

Ka qënë ora 17.20 minuta kur në një prej dhomave të tharjes së këtyre bimëve janë shfaqur flakët e zjarrit, të cilat të favorizuara nga materiali i thatë bimor, kryesisht sherbelë janë përhapur me shpejtësi edhe në dhomën tjetër.

Pronari i saj shtetasi Haxhi Bercaj sapo ka konstatuar flakët e zjarrit ka njoftuar shërbimin zjarrfikës të Malësisë së Madhe që ka ndërhyrë me 3 mjete për shuarjen e e tij. Për shkak të flakëve që përhapeshin me shpejtësi duke rrezikuar të gjithë magazinën dhe banesat përreth, është kërkuar edhe ndihma e shërbimit zjarrfikës në Shkoder që ka dërguar një prej mjete të tonazhit të lartë.

Ndërhyrja e zjarrfikësve për disa orë më flakët e zjarrit ka bërë të mundur fillimisht lokalizimin e tyre e më pas shuarjen e plotë re.

Ende mbeten të paqarta shkaqet e këtij zjarri ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa dëmet ende nuk janë llogaritur pasi pritet konkluzioni final i ekspertëve përkatës të policisë dhe të zjarrfikesve për të patur një shumë ekzakte.

Afro 1 vit më parë, pikërisht në Majin e 2014-es kjo magazinë është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe sipas përllogaritjeve asokohe, dëmet e shkaktuara kapnin shifrën në rreth 200 mijë dollarë. Në djegien e parë shkaktare ka qënë kaldaja që përdorej për tharjen e bimës medicinale.

SHKARKO APP