Malësia e Gjakovës nderon me titullin “Qytetar Nderi” Arbër Hajdarin

Drejtuesi i Fondacionit “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari është vlerësuar me titullin ”Qytetar Nderi” i Malësisë së Gjakovës.

Kreu i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, tha se Hajdari është bërë simbol dhe model jo vetëm në Tropojë, por në të gjitha trojet tona për ndihmën dhe mesazhet e shpresës që përcjell.

Arber Hajdari shprehu mirënjohje për titullin që ju akordua, ndërsa tha se do te jetë gjithmonë mbrapa atyre që e kanë humbur shpresën, për t’ju treguar se e pamundura bëhet e mundur. Ai theksoi se më shumë se çdo ndihme materiale, ajo që ka rëndësi është ndërtimi i frymës së solidaritetit në shoqëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?