Mali i Zi, emrat e personave të plagosur në aksident
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 18 në Mal të Zi, në aksin rrugor Tivar-Ulqin, ku një autobus me 57 udhëtarë, të gjithë shqiptarë, është rrëzuar në një greminë, në vendin e quajtur Fusha e Mërkotit, teksa kthehej nga Dubrovniku për në Shqipëri.
Mësohet se viktima është shtetasja Orina Kuca 30 vjeçe nga Tropoja. Emrat e personave të plagosur janë: Remzi Nurka, Jarina Radovani, Jonida Deda, Arber Talelli, Jani Qendro, Ermal, Dhembo, Kaca Nurja, Sheri Reka, Edona Mulla, Eranda Mehjo, Dorian Canaj, Ndue Camaj, Ariela Qendro, Kristofor Hormoviti, Sibela Fetaj, Klevik Peskani, Irena Nurka, Nisad Didrek, Kriselda Veis, Marika Hormoviti, Luljeta Camaj, Klaudia Ndreu, Iman Kaca, Leonora Ndreu, Neshat Ndreu, Edon Kuca, Elisa Kuca, Enajda Kuca dhe Doruntina Kuca.
Fatmirësisht personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tivarit. Ndërsa njëra prej të plagosurve, një grua rreth 50 vjeçe është dërguar në spitalin e Podgoricës.
Autobusi me targa shqiptare AA 581 JX, i drejtuar nga Shkëlqim Cali, po kthehej nga Dubrovniku i Kroacisë, pas një udhëtimi turistik, e përgjatë aksit Tivar – Ulqin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë.
Një prej dëshmitarëve është shprehur se autobusi ka devijuar pasi një automjet po vinte me shpejtësi drejt tij. Ndërsa bëhet e ditur se rruga ku ka ndodhur aksidenti është me kthesa të shumta, malore dhe pa bankina mbrojtëse. Në momentin kur ndodhi aksidenti raportohet se temperaturat kanë qenë shumë të ulta dhe moti me shi.
Ndërkaq, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë ngjarje, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja u nis menjëherë në drejtim të Malit të Zi. Në një lidhje telefonike në “Revistën Televizive të Mbrëmjes" nga spitali i Tivarit, ai siguroi se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Ministria e Jashtme është duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me ambasadorin e Shqipërisë në Podgoricë dhe autoritetet malazeze.
KOHA JONË SONDAZH

