Mali i Zi kufizon hyrjet, shqiptarëve do t’u kërkohet…

Mali i Zi përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën në listën e verdhe të rrezikshmërisë nga Covid-19. Shtetasve te këtyre vendeve që duan të hyjnë në Mal të Zi do t’u kërkohet testi për Covid-19 sipas metodës PCR dhe gjithashtu ai serologjik, jo më i vjetër se 72 orë.

Testi me metodën PCR përcakton nëse virusi është aktiv, ndërsa ai serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me Covid-19. Masa hyn në fuqi më 7 gusht.

Në Mal të Zi, masat për të luftuar përhapjen e Covid-19-tës janë ende në fuqi, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse, ruajtjen e distancës fizike dhe kufizimet për tubimet. Që nga fillimi i qershorit, 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit ndërsa numri total i të prekurve është 3480.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?