Mali i Zi me qeveri të re, shqiptari Abazoviç kryeministër
”Mali i Zi shumë shpejt do të ketë një qeveri të re”, tha i mandatuari për formimin e ekzekutivit të ri, Dritan Abazoviç, njëherësh dhe udhëheqës i Lëvizjes Qytetare URA.
Ai tha se ka njoftuar Kuvendin e Malit të Zi për marrëveshjen e arritur për zgjedhjen e qeverisë së re. Abazoviç tha edhe se kabineti i tij do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 sa ka gjithsej Parlamenti i Malit të Zi.
Shqiptari Abazoviç i cili pritet të jetë në rolin e kryeministrit, nuk zbuloi përbërjen e kabinetit të ri, por vetëm tha se do të ketë 20 ministra dhe 4 nënkryetarë. Seanca për votëbesimin e qeverisë pritet të mbahet javën e ardhshme.