Maliq – Konfliktohet fizikisht me bashkëfshatarin, vdes 44 vjeçari
Një 44-vjeçar nga Maliqi humbi jetën pas një koflikti fizik me bashkëfshatarin e rij. Viktima është shtetasi B.M, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vreshtas.
Sipas bluve, ai ka mbërritur i pajetë në spitalin e Korçës si pasojë e plagëve të rënda në trup.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas në qendër të fshatit Vreshtas, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij shtetasin K. Lika, 28 vjeç.
Policia ka shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.
KOHA JONË SONDAZH

