Maliqi: I thashë Salianjit të ruhet nga ushqimi në burg

Ish-deputeti Lefter Maliqi bën deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe situatës politike në vend. Për të Rama duhet të japë llogari për “të gjitha të këqijat që ka bërë”, duke përmendur edhe ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Ish-deputeti akuzoi Prokurorinë e Tiranës se prej 4 muajsh po përpiqet ta penalizojë për deklaratat e tij. Ai ka paralajmëruar Ervin Salianjin për ushqimin në burg, duke e zgjeruar këtë paralajmërim edhe për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Politikanët që ka futur Rama në burg duhet të ruhen nga ushqimet. Në burgje janë futur edhe pistoleta”,-u shpreh Maliqi, duke ngritur shqetësime për sigurinë brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?