Mallakastër, 76-vjeçari humb jetën teksa përpiqej të shuante zjarrin që kishte ndezur
Një 76-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, teksa po përpiqej të shuante një zjarr që kishte përfshirë tokën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima Nazif Cenaj dyshohet se kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturina në pronën e tij. Flakët më pas janë përhapur, ndërsa 76-vjeçari ka tentuar t’i shuajë, por ka humbur jetën.
Ngjarja shënon viktimën e parë të raportuar nga zjarret në këtë zonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Greshicë, Mallakastër.

