Mallakastër, zjarri del jashtë kontrollit në Çërrilë, era vështirëson ndërhyrjen

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka shpërthyer mesditën e së dielës në zonën e Çërrilës, në Mallakastër, duke përfshirë sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre.

Flakët janë përhapur në një zonë pyjore, ndërsa era e fortë po favorizon avancimin e zjarrit dhe po e bën më të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar zjarrfikësit e Mallakastrës, efektivë të Policisë dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer, që kufizon lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe ndërhyrjen e ekipeve në terren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ndodhet larg zonave të banuara dhe deri më tani nuk paraqet rrezik për banesat. Përpjekjet janë përqendruar në frenimin e përhapjes së flakëve drejt sipërfaqeve të tjera të mbuluara me bimësi.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?