“Mallkimi” i kateve të larta, katër viktima në një javë

Katet e larta të pallateve, duket se janë kthyer në një ”mallkim” për shqiptarët. Brenda 10 ditëve të fundit, janë katër viktima që kanë humbur jetën. Dy prej tyre kanë qenë aksidentale ndërkohë që dy të tjera vetëvrasje. Më datë 28 shtator 50-vjecarja R.D ra nga kati i dytë i pallatit teksa po pastronte xhamat duke gjetur vdekjen e menjëhershme. E ndjera njihej si mësuese në Fier. Pas saj më datë 30 shtator në Tiranë shtetasja H. R., 92 vjeç u hodh nga kati i katërt në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo humbi menjëherë jetën. Më datë 2 tetor një tjetër ngjarje tragjike tronditi Tiranën, pasi shtetasja S.H, 42-vjeç u hodh nga kati i pestë duke gjetur vdekjen. Mëngjesin e së shtunës, një 60-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të 7-të në Fier në lagjen Konferenca e Pezës. 60-vjeçari S.R ra aksidentalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?