Mallkimi për turistët çekë, plagoset 42-vjeçarja në Theth
Policia e Shkodrës njoftoi një ngjarje të ndodhur rreth orës 17:30 në vendin e quajtur Thethë në njësinë administrative Shalë të Bashkisë së Shkodrës.
Sipas policisë është rrëzuar aksidentalisht me motor një shtetase çeke me iniciale J.B, 42 vjeçe.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Si pasojë është dëmtuar kjo shtetase e po merr ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Veprimet po kryhen me grup hetimor, në përfundim do jepet informacion i plotë
KOHA JONË SONDAZH

