Malltezi mohon ta ketë qëlluar Ballën
Jamarbër Malltezi nuk ka pranuar të ketë qëlluar deputetin Taulant Balla në aeroportin e Romës, në Itali.
Pas marrjes në pyetje të tij pas denoncimit nga deputeti socialist, hetuesit e Policisë nuk kanë mundur të shënojnë në proces-verbalin e dëshmisë së Malltezit as pohim, as mohim nga ana e tij.
Por “Panorama” citon burime policore të kenë pohuar se gjithsesi Malltezi, duke thënë se nuk ka asnjë gjë për të shpjeguar, ka pranuar vetëm një debat verbal me deputetin socialist në aeroportin e Romës.
Sipas hetuesve, Malltezi ka pretenduar se Balla kishte bërë “provokim politik” ndaj tij dhe bashkëshortes, pa shpjeguar nëse fjala është për episode të ndodhura në aeroportin e Romës apo për debatet e deklaratat politike të personazheve në vazhdimësi.
KOHA JONË SONDAZH

