“Mami nuk më lë të vij, është veshur si ninxha”. Çfarë thoshte Alvini për të ëmën

Valbona, nëna e Alvinit ishte një shtëpiake e thjeshtë, që ishte sistemuar më familjen në Barzago të Italisë, para se të tërhiqej shumë nga videot e propagandës së Shtetit islamik në internet dhe të binte në dashuri me rekrutuesin e saj.

Ajo shkoi deri në atë pikë sa vendosi të braktiste familjen, burrin dhe dy vajzat 11 e 10 vjeç e të transferohej në Siri duke marrë me vete djalin që ai të ndiqte fatin e tij e të rritej si luftëtar i grupit xhihadist.

Ishte i shoqi, ai që denoncoi zhdukjen e saj dhe të djalit tek karabinierët. Afrimi kishte arritur dhe të komunikonte në telefon me të duke i kërkuar që të kthente Alvinin, gjithmonë sipas Corriere-s, por Valbona ishte përgjigjur: “ Për të vdekur kemi gjithsesi“. Në fakt ajo vdiq në Siri më vonë, gjatë një sulmi ajror.

Ndër të tjera nga mesazhet e zbuluara shihet se si i ati e pyet Alvinin, nëse dëshiron që të kthehet në shtëpi, ku 11-vjeçari thotë: Po dua, por mami nuk më lë. Ajo është veshur si ninxha”.

SHKARKO APP