Manastirliu: 30 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes
Krian është foshnja i 30,000 i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, që përfiton bonusin e bebes, shpërblimin financiar për mbështetjen e familjeve të reja. Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Bonusi i bebes nuk përfitohet vetëm nga fëmijët e lindur në Shqipëri por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, të cilët bëhen përfitues të vlerës 40.000-120.000 lekë.
Prej 1 janarit 2019, prindërit që lindin fëmijë në Shqipëri, marrin atë që quhet ”bonusi i bebes”, pas një vendimi të miratuar nga qeveria shqiptare. Ndër të tjera në këtë vendim thuhet se edhe nënat me shtetësi shqiptare që lindin fëmijë jashtë shtetit mund të përfitojnë bonusin, por fëmijën duhet ta kenë regjistruar sipas afateve ligjore, të përcaktura në ligjin për gjendjen civile (Regjistrimi në Shqipëri shpjegohet në fund të materialit, ndërsa kur femija lind jashtë shtetit, duhet të interesoheni pranë ambasadave përkatëse. Regjistrimi i fëmijës në Britani. Regjistrimi i fëmijës në Itali. Regjistrimi i fëmijës në Gjermani.)
Ndërsa lidhur me shumën që përfitohet, është 400 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 800 mijë për fëmijën e dytë dhe 1 milion e 200 mijë lekë për fëmijën e tretë. Nëse lindni binjakë merrni 800 mijë lekë për secilin, qofshin fëmijët e parë, apo të dytë dhe nëse lindni trinjakë merrni 1 milion e 200 mijë lekë (të vjetra) për secilin. Fëmijët e katërt apo më shumë marrin një bonus prej 1 milion e 200 mijë lekësh secili. Paratë tërhiqen vetëm nga nëna ose babai në një nga bankat e nivelit të dytë, me të cilat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.