Manastirliu-Andriukaitis, forcim masave për programin e vaksinimit

Përafrimin e legjislacionit me BE në fushën e shëndetësisë, ka qenë diskutimi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgerta Manastirliu në takim me Komisionerin Europian për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Vytenis Andriukaitis. ”Takim i frytshëm me Komisionerin Europian për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Vytenis Andriukaitis për përafrimin e legjislacionit me BE në fushën e shëndetësisë dhe mbështetjen me ekspertizë nga Bashkimi Evropian për zgjerimin e programeve të depistimit për parandalimin e sëmundjeve tumorale dhe forcimin e masave për programin e vaksinimit”. Komisioneri Andriukaitis premtoi mbështetje të mëtejshme për Shqipërinë në këtë sektor, nëpërmjet instrumenteve të mbështetjes së KE-së.

SHKARKO APP