Manastirliu apel qytetarëve: Duhet më shumë solidaritet, t’i japim një dorë bluzave të bardha
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për sakrificën, durimin dhe përkushtimin e stafeve mjekësore që janë në vijën e patë të frontit, në përballjen me Covid-19. Përmes një postimi në facebook, ajo shkruan se koha e vështirë që po kalojmë na thërret për më shumë solidaritet për t’i dhënë një dorë mjekëve e infermierëve kudo në Shqipëri, duke zbatuar rregullat anti-covid, për të këputur sa më shumë hallka në zinxhirin e infektimeve.