Manastirliu: Barna për të sëmurët kronikë, vijon vaksinimi i kategorive në rrezik

Shërbimi shëndetësor po ofrohet pa ndërprerje pranë pikave të emergjencës dhe në hotele ku janë akomoduar familjet e mbetura pa strehë si pasojë e tërmetit. Ministrja Manastirliu vizitoi sot pacientët kronikë që po marrin shërbim në kompleksian Diama në Durrës, ku janë akomoduar 300 banorë, kryesisht nga zona e Durrësit dhe Thumanës. “Kemi evidentuar 435 pacientë kronikë në hotele dhe pikat e emergjencës, të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm, në mënyrë që të mos ju mungojë mjekimi I vazhdueshëm. Kemi organizuar shërbimin për ofrimin e kujdesit shëndetësor pranë hoteleve dhe kampeve të emergjëncës”, tha Manastirliu.

Në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës ka nisur edhe programi I vaksinimit ndaj gripit për kategoritë në rrezik. “Është e rëndësishme ta vijojmë këtë program pranë piakve ku ka grumbullime qytetarësh, në mënyrë që të ruajmë shëndetin e tyre”, tha Manastirliu. Sa i takon shërbimit shëndetësor për qytetarët si pasojë e tërmetit, aktualisht janë 18 pacientë që vijojnë të marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 3 në spitalin e Durrësit. Të gjithë pacientët janë në gjendje të stabilizuar, drejt përmirësimit. Aktualisht shërbimi është I përqëndruar në qendrat 24 orëshe afër zonave të prekura dhe me ekipet mjekësore në terren në hotele ku janë sistemuar banorët e mbetur pa strehë.

Janë kryer 2,500 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit. 3769 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga tërmeti. 435 të semurë kronikë të evidentuar në hotele po marrin trajtimin e nevojshëm me barna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pikat e emergjencës ka nisur vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.Deri tani janë kryer 178 vaksinime dhe procesi po vijon në çdo pikë emergjence.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?