Manastirliu: Covid-19 është normalitet i ri, shtoni kujdesin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin kundër Covid-19. Përmes një postimi në facebook, Manastirliu shprehet se të gjithë mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit që po merr jetë qytetarësh. Në grafikën e postuar prej saj kërkohet nga qytetarët që të kujdesen për të ruajtur distancën, pasi përhapja e Covid-19 në vendet publike është më e madhe dhe duhet patur kujdes.

“Normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit! Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Mos harroni, mos i shtrëngoni duart ose mos shkëmbeni përshëndetje fizike. Kudo që të jetë e mundur qëndroni 1.5 metra larg dhe praktikoni higjienë të mirë të duarve veçanërisht pasi të keni qënë në hapësira publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?