Manastirliu: Dhuroni gjak, vit jo i lehtë por e kemi siguruar për ato që kanë pasur nevojë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu çeli fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë.

E pranishme në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Manastirliu deklaroi se pavarësisht një viti jo të lehtë si ky i pandemisë, janë siguruar nevojat për gjak, për të gjithë ata që kanë pasur nevojë, dhe se katër muajt e parë të këtij viti, kemi arritur nivelet e vitit 2019, që është viti më i mirë historik për sa i përket dhurimeve vullnetare të gjakut”, me rreth 11.8 % për 1 mijë banorë.

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka nevojë për dhurimin e gjakut. “Sot hapim fushatën e dhurimeve vullnetare dhe dua të ftoj të gjithë ata të cilët janë dhurues vullnetarë dhe që kanë hyrë në zinxhirin e dhuruesve, por edhe qytetarë të tjerë, për t’u bërë pjesë e kësaj fushate, e cila do të jetë me intensitet në këto muaj, për të siguruar rezervat e mjaftueshme për gjak gjatë verës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?