Manastirliu i përgjigjet PD për tenderat: Çdo procedurë sipas ligjit!
Akuzave të opozitës për 4 tenderat, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur gjatë një interviste për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj. Sipas minsitres nuk është fshehur asnjë procedura dhe gjithçka është bërë sipas ligjit.
Manastirliu thotë se akuzat e opozitës janë shpifje për të hedhur baltë mbi punën e institucione. Ndërsa i kërkoi asaj që të heqë maskën e hipokrizisë.
Pyetje: Doja tju bëja një pyetje për një kritikë të opozitës sa i përket disa tenderave që ka bërë Ministria e Shëndetësisë. Zonja ministre pse nuk bëhen transparente për të mos patur keqkuptime?
Ogerta Manastirliu: Përsa kohë opozita i është drejtuar prokurorisë unë i respektoj këto organe dhe do pres të ketë një hulumtim të tyre dhe më pas do të flas. Sa i përket akuzave, këto akuza jo vetëm që janë të panevojshme sepse janë në vazhdën e shpifjeve për hedhur baltë dhe për të dëmtuar punën e institucioneve. Është mirë që opozita duhet të heqë maskën e hipokritit. Deri para pak kohësh ankohej dhe thoshtë se mjekët nuk janë të mbrojtur dhe nuk kanë maska dhe veshje, tani ankohet pse qeveria po i pajies me veshje që sigurisht do të blihet me procedura publike. Asnjë procedurë nuk është e fshehur, është bërë në bazë të ligjit. Ministria e Shëndetësisë është e hapur që të vërë në dispozicion të të gjithë organeve hetimor të gjithë dokumentacionin
Pyetje: Do t’i publikoni këto tendera?
Ogerta Manastirliu: Do të ndiqet procedura sipas legjislacionit në fuqi. Ligji dhe vetëm ligji.