Manastirliu jep shifrat: Kemi kryer më shumë se 155 mijë vaksinime

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije shifrën e të injektuave me vaksinat anti-Covid gjatë ditës së sotme. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu ka bërë me dije se sot janë injektuar 16617 doza, duke e çuar totalin në 155 mijë. ”Nuk do të ndalemi me fushatën ShqipëriaBuzëqesh, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Më shumë se 155 mijë vaksinime anti-covid”,-shkruan ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?