Manastirliu: Krenare që jam pjesë e PS-së

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se është krenare që është pjesë e një force politike që sipas saj e ka në gjak progresin. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku ka shkëputur një foto nga prezantimi i kandidatëve për Tiranën ajo thotë se pavarësisht vështirësive, PS nuk e ka ndalur asnjë çast punën për transformimin e Shqipërisë.

“Krenare dhe thellësisht mirënjohëse, që jam pjesë e një force politike, e cila e ka në gjak progresin. Qeveria e Partisë Socialiste ishte në lartësinë e detyrës, në përballimin e dy sfidave të mëdha: Pasojave të tërmetit dhe pandemisë.

Pavarësisht këtyre vështirësive, ne nuk e ndalëm për asnjë çast punën për ta transformuar Shqipërinë. Shumë punë kemi përpara për t’i bërë realitet ato projekte, që janë pjesë e vizionit të Partisë Socialiste, për Shqipërinë e të ardhmes së fëmijëve tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 25 prill do të rinovojmë kontratën me qytetarët shqiptarë, sepse ne bëjmë atë që themi dhe premtimet i kthejmë në vepra.  Ekipi i Tiranës do të jetë lokomotiva e fitores së Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë”, shkruan ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?