Manastirliu: Materniteti i Lezhës, realitet i një nevoje të kthyer në ëndrrën shumëvjeçare të komunitetit

”Materniteti i ri i Lezhës nga errësira u kthye në dritë, pas ndërrimit të godinës së re me infrastrukturë me standarde europiane”. Kështu shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi pamje nga ky maternitet, që do të ndryshojë cilësinë e shërbimit për të gjithë gratë që do lindin në Lezhë, por edhe për mjekët e infermierët që do të ofrojnë shërbime cilësore.

”Nga errësira në dritë. U bë realitet një nevojë e kthyer në ëndrrën shumëvjeçare të komunitetit. Shihni si ishte dhe si është sot materniteti i ri i Lezhës”,-shprehet Manastirliu. Infermieret e këtij spitali shprehen se “ndërtimi i këtij spitali është një arritje shumë e madhe. Nuk kemi fjalë, shumë faleminderit”.

Materniteti i ri është një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 2.9 milionë euro dhe do të ketë 55 shtretër, 2 salla operacioni, 2 salla lindjesh. Materniteti i Lezhës u shërben edhe banorëve të zonave përreth dhe pas këtij investimi do të bëhet referencë në veri për këtë shërbim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?