Manastirliu mesazh mirënjohje për epidemiologët: Gjurmojnë rastet në terren çdo ditë pa njohur orare

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një mesazh mirënjohje për epidemiologët, të cilët ndodhen në terren në këto ditë të vështira, për të gjurmuar rastet me COVId-19 në vendin tonë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manastirliu tha se të gjithë bashkë duhet t’i japim një dorë profesionistëve të shëndetit, për të frenuar këtë armik të padukshëm.

“Epidemiologët në strukturat tona të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me sakrificë, këmbëngulje e profesionalizëm, pa njohur orare, gjurmojnë çdo ditë rastet në terren, duke bërë të pamundurën për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të COVID19. T’i japim të gjithë një dorë profesionistëve të shëndetit, për të frenuar këtë armik të rrezikshëm. #Bashkë mundemi, nëse respektojmë masat e distancimit fizik!”, shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP