Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Manastirliu: Ngritëm 40 shërbime sociale në territor përmes Fondit Social

Aktualitet E martë, 5 Korrik 2022 18:07
Manastirliu: Ngritëm 40 shërbime sociale në territor përmes Fondit Social
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në tre vjetorin e krijimit të Fondit Social, si një instrument i qeverisë shqiptare për të ngritur dhe garantuar qëndrueshmërinë e shërbimeve sociale në territor, është organizuar një aktivitet ku është bërë një bilanc i arritjeve konkrete, për mbështetjen e bashkive për krijimin e shërbimeve të reja sociale në territor. Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale merrnin pjesë Ministrja Ogerta Manastirliu, kryetarë të bashkive, drejtues të organizatave të UN në Shqipëri, të Zyrës së Bashkimit Europian si dhe organizata të shoqërisë civile. Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se në tre vjet janë ngritur 40 shërbime sociale në territor, përmes Fondit Social, duke mbështetur mbi 10 mijë përfitues.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ajo çfarë sot mund ta themi me gojën plot dhe për të cilën jemi krenarë, është që kemi arritur që të kemi 40 shërbime sociale në bashki falë Fondit Social. Janë 32 bashki dhe qarqe në të cilat ne, nëpërmjet Fondit Social kemi ngritur shërbimet sociale për të moshuarit, për fëmijët në nevojë, për gratë e dhunuara dhe të trafikuara, për komunitetin rom dhe egjiptian, për personat me aftësi ndryshe. Dhe janë më shumë se 10 mijë përfitues nga mbështetja që qeveria shqiptare ka realizuar në këto 3 vite, nëpërmjet Fondit Social”, tha Manastirliu, duke bërë me dije se sot të 61 bashkitë e vendit kanë planet e tyre sociale.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 4 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 5 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 5 orësh

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj, vlerësoi faktin se shërbimet e reja të ngritura në bashki, përmes mekanizmit financiar të qeverisë, atë të Fondit Social, po realizohen me profesionistë të fushës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Janë 287 profesionistë, nga punonjës socialë, tek psikologë, tek kujdestarët, tek ndihmësit në rrjetin e shërbimeve sociale të financuara nga Fondi Social, që punojnë me kategoritë në nevojë. Kemi garantuar që nëpërmjet statusit të punonjësit social, çdo punonjës social ashtu sikurse çdo psikolog është i licencuar. Pra dimë, që shërbimet sociale bëhen nga profesionistë që dinë veprojnë, që kemi garanci që veprojnë sipas protokolleve dhe standardeve më të mira dhe mbështesin më këto standarde të gjitha kategoritë apo individët që janë në nevojë dhe marrin shërbime në këto qendra”, tha Manastirliu.

Duke folur për rolin e bashkive në ofrimin e shërbimeve sociale direkte, Manastirliu i ka ftuar ato për të harmonizuar veprimet në funksionin të rritjes së kapaciteteve të bashkvie për ofrimin e shërbimeve sociale, ndërkohë që ka bërë me dije se do të ketë dhe riorganizim të vetë Fondit Social, për të bashkuar të gjitha fondet nën një ombrellë.

“Do të kemi një riorganizim të vetë Fondit Social në raport me kriteret e përfitimit, në raport me kontributin e bashkive, por edhe në harmonizimin me fondet e donatorëve. Besoj Fondi Social do ta ketë këtë të ardhme, të bashkimit në një ombrellë të të gjithë fondeve dhe burimeve. Dhe kur them bashkim, them bashkim mekanik por edhe harmonik në raport me aplikimet, në raport me hartën e madhe të shërbimeve sociale, që të jemi shumë transparentë dhe mbi të gjitha – dhe këtë do t’ua kërkoj ju si bashki – transparencën dhe llogaridhënien në ofrimin e shërbimeve”, tha Manastirliu.

Fondi Social është mekanizmi financiar, nëpërmjet të cilit sigurohet mbështetje financiare për njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim, përmirësimin e standardeve të ofrimit të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror; planifikimin e krijimin e shërbimeve të reja të munguara, si dhe zhvillimin e politikave sociale në nivel qendror dhe vendor. Një mekanizëm i tillë mundëson financimin në të gjithë territorin, duke balancuar edhe shpërndarjen e tij sipas nevojave në nivel lokal.

Deri tani përmes Fondit Social është bërë e mundur: Krijimi dhe funksionimi për herë të parë i shërbimit lëvizës në banesë për personat me aftësi të kufizuar; Krijimi dhe funksionimi për herë të parë i shërbimit të Asistencës Shtëpiake për të moshuarit e vetmuar dhe të braktisur, apo për persona me probleme të shëndetit mendor.

Janë ngritur 8 Shërbime Lëvizëse Komunitare në nivel Bashkie; 14 Qendra Komunitare Multifunksionale; 5 shërbime emergjence multifunksionale për grupet në situatë risku dhe viktimat e dhunës në familje; 13 shërbime të specializuara në 6 qarqe dhe në partneritet me OJF-të partnere. Deri para krijimit të Fondit Social, 27 bashki nuk kishin asnjë shërbim social në territor. Sot, janë financuar të 27-a këto bashki, duke e çuar në 59 numrin e bashkive që ofrojnë shërbime sociale.

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.