Manastirliu nxjerr hartën e masave lehtësuese dhe u drejtohet qytetarëve: Duhet më shumë vigjilencë për t’u mbrojtur nga COVID

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon hartën e re të lëvizjes dhe hapjes së aktiviteteve, duke filluar nga dita e sotme.

Manastirliu u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi sipas saj, rifillimi i jetës kërkon më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.

“Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët ?#COVID19?”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?